Mesa duket Eminem nuk është e simpatizon aspak Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e ka ofenduar atë në “Freestyle” dhe e quan atë gjysh racist, por ai nuk ndalet me kaq.
“Për secilin fans timin që e përkrah atë, po jua shkruaj do rreshta në rërë, ose jeni pro ose kundër” thotë Eminem. Ndërkohë, përdoruesit e Twitterit mezi presin të shohin përgjigjen e Trumpit ndaj Eminemit.
Në video, Eminem shihet një parking duke ecur drejt kamerës për të repovatur direkt para shikuesve, shkruan ekspress.
“Nëse s’mund të vendosni se kë e pëlqeni më shumë dhe nuk dini kujt t’i qëndroni përkrah, do ta bëj unë për juve me këtë”, thotë ai duke e ngritur gishtin e mesit.