Nuk e besojnë dot dhe të drithërojnë me mesazhet që kanë shkruar në faqen e FB, miqtë dhe familjarët e efektives që humbi jetën në Letoni. 32 vjeçarja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj gjeti vdekjen ditën e sotme gjatë misionit të NATOS-s në Letoni, pas shpërthimit të një mine gjatë kohës që po pastronin.
Një nga mikeshat e saj shkruan se tashmë ajo është një engjëll se e tillë ishte dhe mbi tokë.
“Ne po të prisnim të të përqafonim dhe të shihnim buzëqeshjen tënde, pse na i bërë këtë”, shkruan një tjetër mikeshë e të ndjerës. Kurse një kushurirë e saj uron që shpirti i saj të prehet në paqe.
Ja disa nga dedikimet për humbjen e efektives, Hasanaj.