Ditën e djeshme Sindi u përplas keq me Julin, pas një ofendimi të rëndë në video live nga ana e konkurrentit. Më pas, ajo doli nga studioja dhe për çudinë e të gjithëve, Murati i shkoi pas.
Doni ta dini se ç’ka ndodhur mes tyre në prapaskenë? Në videon e publikuar në aplikacionin “Përputhen” shihet se Sindi ka refuzuar të flasë me Muratin.
“O Sindi të flasim pak? Unë nuk e kam kuptuar çfarë ishte, por nëse thua ashtu...nuk e di”, i thotë konkurrenti.
“Murat ti je një nga ata që më ke lënduar më shumë”, i përgjigjet Sindi.
Murati: Mos t’i ngatërrojmë gjërat
Sindi: Jo nuk është puna mos t’i ngatërrojmë gjërat. Unë akoma kam ndjenja për ty, por ti më ke lënduar jashtëzakonisht shumë.
Murati: Po unë prandaj erdha
“Nuk dua të kem asnjë afër”, shprehet Sindi dhe largohet nga Murati.