Jose Mourinho refuzon të pranojë kritikat e Paul Scholes’ për barazimin me Valencian në Champions League këtë të martë. Duke folur përpara ndeshjes, Scholes’, një kritik i fortë i Murinjos, tha se trajneri i United ishte një turp për klubin dhe është me fat që nuk e kanë hequr akoma. “United ishtë i avashtë dhe ngeci tek dështuan në shënimin e një goli kundër Valencia-s.
Ato komente u sollën nga Mourinho në BT Sport pas barazimit pa gola dhe ai u përgjigj: “Nuk jam i interesuar në këtë, nuk më intereson çfarë ka thënë Paul Scholes. Ai ka të drejtën e fjalës ashtu si edhe fansat që bërtisnin ‘sulmo, sulmo’ në pjesën e dytë. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, sidomos mbështetësit e Manchester United, sepse unë e respektoj këndvështrimin e tyre.”
“Unë jam shumë i surprizuar që ai mbijetoi mbas performancës ditën e Shtunë’- tha ish-mesfushori në BT Sport. “Ai po del në konferenca për shtyp, vazhdimisht i ushtron presion lojtarëve, vazhdimisht i ushtron presion drejtuesve dhe e gjitha kjo, sepse ai nuk po merr atë që meriton dhe mendoj se goja e tij është jashtë kontrollit, gjë që po e turpëron këtë klub.”-tha në deklaratën e tij Paul Scholes.