Kryeministri Rama gjithmonë e ka treguar se është aktiv në rrjetet sociale, si me postime, ashtu dhe me replikat me komentuesit.
Në një video të publikuar nga kreu i qeverisë dje në ‘Facebook’ në lidhje me inaugurimin e një resorti të ri në vend, lumë komentesh u nisën në adresë të Ramës.
Mes shumë komentesh, dikush akuzonte se të gjithë politikanët vidhnin, ndërsa në këtë rast nuk vonoi përgjigja e kryeministrit.
Ky i fundit nuk i kurseu ironitë duke shtuar se: “Ti më merr të keqen mua se unë s’jam politikan ashtu si kujton ti dhe nuk jetoj për të mbushur xhepat me lekë, po për të mbushur jetën me kuptim, me emocion, me vepra, me ëndrra e me kujtime!”.