INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ti më pëlqen shumë”, Elvana Gjata e puthi në emision, flet për herë të parë Kejvina [FOTO]

“Ti më pëlqen shumë”, Elvana Gjata e puthi në emision, flet për herë të parë Kejvina [FOTO]

Publikuar më: 20:18 20-02-2018

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar që pas daljes për herë të parë me fustanin e kuq në "Xing me Ermalin" pasi të gjitha mediat online e rrjetet sociale nuk pushuan së foluri për të.

Kejvina tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot e publikuara në Instagram por së fundmi ajo u komentua për puthjen me Elvanën mbrëmjen e së shtunës.
Elvana Gjata ishte personazhi i fundit në emisionin e cila pyetjes “Çfarë mendimi ke për vajzat ti? Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë" të velinës, iu përgjigj me një puthje që u komentua nga të gjithë si puthje në buzë.

Por sot Kejvina Kthella ishte në studion “Rudina” nga ku sqaroi se gjithçka ishte për show.

“Nuk është e vërtetë, Elvana më puthi në faqe”, tha Kejvina teksa pohoi se ishte pjesë e skenarit.

collagegjatelv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936