Këngëtarja e fashme Lady Gaga njihet si një ndër ato këngëtare që preferon gjithmonë të flasë hapur edhe kur bëhet fjalë për gjerat e saj personale.
Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e ‘American Cinematheque Aëard Presentation’, mbrëmjen që lamë pas dhe u vlerësua me një çmim për pjesëmarrjen në ‘A star is born’.
Gjatë fjalimit rrënqethës këngëtarja e njohur nuk mundi të ndalë lotët. Teksa fliste për punën me kolegun e saj Bradley Cooper, ajo e cilësoi si mrekulli gjithçka kishte përjetuar.
Kujtojmë se emri i vërtetë i këngëtares është Stefani Germanotta, jo më kot lidhja e saj me filmin është shumë e fortë.
“I jam larguar Stefanisë për një kohë të gjatë. I vura vetes një ‘veshje superheroi’ të cilën e quajta Lady Gaga dhe u largova prej së vërtetës. Ti më sfidove të futem në skutat më të thella të vetes sime që kisha kohë pa i parë. Unë u bëra sërish ajo, Stefania”,-u shpreh këngëtarja teksa i drejtohej kolegut të saj.
Filmi që bashkoi Lady Gagën me Cooper ka marrë kritika pozitive dhe është vlerësuar me shumë çmime.