INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ti mua më merr të keqen'', publikohen mesazhet, ja çfarë i tha kryeministri Rama studentes që ''e tërboi'' [FOTO]

''Ti mua më merr të keqen'', publikohen mesazhet, ja çfarë i tha kryeministri Rama studentes që ''e tërboi'' [FOTO]

Publikuar më: 20:51 20-12-2018

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku duket se nuk u mirëprit mirë nga studentët Një studente i tregoi në sy mesazhet që kishte shkëmbyer me kryeministrin një natë më parë.

Ne ‘Ora News’, studentja u shpreh se kryeministri i vendit, i telefonoi ne oren 22:30, ndersa ka publikuar edhe komunikimin e zhvilluar ne aplikacionin ‘Whats App’, i cili duket se nuk ka qene dhe aq miqesor.

“Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në Whatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para. Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva”, pohoi ajo

Gjithashtu janë publikuar mesazhet ku studentja e pyeste pse i kishte quajtur ngelësa.

Kryeministri i përgjigjet:

Ti mua më merr të keqen për zhvatje me vetëdije dhe paturpesia ne leshimin e ketij lloji te neveritshem fjalesh jo qe nuk eshte argument por flet sa njemije fjale per nivelin e dembelizmit mendor qe ne menyre kaq spektakolare eshte shfaqur gjate ketyre diteve". 

pop.jpg

 

op.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994