Motrat Kardashian konsiderohen ndryshe si të famshem për asgjë, por ato nuk janë dakord me këtë mendim.
Kourtney Kardashian ka postuar një foto në pishinë ku duket shumë në formë, ku ka shkruar ‘ndonjëherë ti ke nevojë për një ditë larg’.
Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta kritike. Një ndër komentet ishte ‘por ju nuk keni punuar kurrë’.
Kourtney nuk e ka marrë këtë koment me sportivitet dhe i ka kthyer përgjigje komentuesit të saj kritik. “Më lejoni t’ju përgjigjem me gjithë kohën që kam…Oh prit, avokati im është në anën tjetër për të diskutuar 6 marrëveshje biznesi, kam një aparat fotografik përballë fytyrës simë për të xhiruar sezonin e gjashtë e ‘Keeping Up With the Kardashian’ (besoj se duhet të kesh dëgjuar për të) dhe jam duke rritur 3 fëmijë të mrekullueshëm. Zoti të bekoftë ty dhe shqetësimin tuaj për mua”.