INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Ti sdi të flasësh në televizion..’’, Rudina debaton publikisht me ndjekësin që kishte kërkesën banale!

‘’Ti sdi të flasësh në televizion..’’, Rudina debaton publikisht me ndjekësin që kishte kërkesën banale!

Publikuar më: 11:32 29-09-2021

Tashmë është bërë zakon që thuajse në çdo postimt të famshmëve krahas komenteve pozitive, të jetë dikush që ka shkruar komente banale që nuk kanë lidhje me atë që është postuar.

Kështu i ndodhi së fundmi edhe Rudina Magjistarit, e cila përkundër që në ekran shfaqet 6 herë në javë është aktive edhe në rrjetet sociale.

Moderatorja së fundmi ka shpëtur një pjesë nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend”, duke shtuar se janë me fat ata që e ruajnë ende fëmijën brenda vetes.

 

Në këtë postim dikush gjeti rastin të shkruajë një koment banal duke nxitur reagimin e Rudinës.

“Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”, shkruajti prezantuesja duke marrë tutje një ofendim nga po i njëjti.

“Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu…”, dhe sigurisht as Rudina nuk e ka lënë me kaq, duke i shkruar me ironi “Dhe ty që të duket vetja inteligjent medemek”.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447