Mjaftoi një deklaratë e bërë prej saj para pak kohësh ku tregonte vështirësitë ekonomike, që Silva Gunbardhi të ishte në vazhdim qendra e vëmëndjes.
Kështu ndodhi edhe me njërën nga fotot e postuara së fundmi nga ajo në instagram. Aty këngëtarja kishte dalë në një jaht dhe të jepte përshtypjen që po bënte pushime luksoze. Pasi komentuesit vërshuan me kritika duke e vënë këtë postim përballë asaj çka kishte thënë më parë për vështirësitë e saj ekonomike, Silva sqaron në një tjetër koment ku i kthen përgjigje një të njohure. Teksa ajo i komenton: “Silva, pushime të mbara”, këngëtarja ia kthen “Genta çfarë pushime, xhiroi Dafi këngën e re dhe bëra unë një foto”. Kjo duket edhe një mënyrë për të frenuar komentet e liga ndaj saj. /intv.al/