Zhdukja e Tunës nga industria muzikore, sigurisht shkaktoi shumë bujë në atë kohë. Por, dukej se artistja përveç se një pushimi të merituar kishte edhe një arsye tejet të veçantë.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Patrisin ata kishin marrë lajmin e ëmbël të lindjes së një fëmije.
Ata sollën në jetë vogëlushin Tian, i cili ditën e sotme mbush 2 vjeç.
Në një video të publikuar në "Instastory", Tuna ka ndarë me ndjekësit momentet e ëmbla me të voglin, të cilit i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.
Patrisi dhe këngëtarja shfaqet në sediljet e para të makinës, ndërsa në pjesën e pasme qëndron Tian me dadon e tij. Ata i këndojnë plot dashuri të voglit këngën e ditëlindjes, ndërsa Tuna filmon të birin.