Ditën e djeshme, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” njoftuan vendimin e tyre ekstrem për të bojkotuar të gjitha ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë në shtëpi. 24 orë pas publikimit të kësaj komunikate, Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me një letër të hapur drejtuar “TKZ”.
FSHF i bën apel “TKZ” për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i kërkuar të tërhiqet nga vendimi për bojkot, për vetë rëndësinë që tifozët kanë për Kombëtaren e Shqipërisë, e konsideruar gjithmon në cilësinë e lojtarit të 12-të.