Një gjest për tu vlerësuar ai që "Tifozat Kuq e Zi" kanë bërë së fundi. Ata kanë dhuruar rreth 40 libra për shkollën fillore "Mahmut Lekiq" në Tuz, Mal të Zi.
Tifozat e kanë ndërmarrë këtë nismë për fëmijët shqiptarë të cilët jetojnë jashtë trevave shqiptare.
Kjo iniciativë vjen me nismën për të ruajtur identitetin shqiptar aty ku gjuha shqipe është në rrezik.
Librat janë blerë nga vetë fondet e tifozëve, teksa janë falënderuar edhe nga drejtuesit shqiptarë të shkollës.