Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të shtatë, teksa duket se prezenca është tepër masive se në ditët e tjera.
Studentët bëjnë thirrje që të bashkohen me ta edhe qytetarët e thjeshtë, ndërkohë pozitivisht i është përgjigjur thirrjes tifogrupi i kombëtares shqiptare, "Tifozët kuqezi". Grupimi i të cilit përbëhet nga 340 mijë ndjekës të cilët përmes një njoftimi bëjnë me dije se në orën 16:00, kur skadon edhe afati dhënë ndaj Ramës, ata do të jenë para Ministrisë së Arsimit për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj studentëve.
Ja njoftimi i plotë i tyre: