Inter ka zbuluar fanellën e tretë për sezonin 2018/19, që do të ketë një ngjyrë të mermertë, e cila reflekton Duomon e famshëm të Milanos. Zikaltrit do ta veshin për të parën herë në ndeshjen ndaj Parma-s pasditen e së shtunës.
Milan Skriniar ka qenë modeli i prezantimi të fanellës, me moton: “Në emër të Milanos, nga duart e Milan. Ja si e kemi skalitur fanellën e tretë të sezonit,” shkruhej në deklaratë.
“Milano dhe Inter. Dy fytyra të të njëjtës monedhë, të lindura nga bashkimi i shumë elementeve. Një nga të cilat është mermeri i Duomos. Por kush është arkitekti i kësaj skulpture? Milan Skriniar luan rolin kryesor në prezantimin e videos.”
Nel nome di Milano, dalle mani di Milan. È così che abbiamo scolpito la terza divisa della stagione. pic.twitter.com/GQkba3d3nF
— Inter (@Inter) September 15, 2018