April Summers, modele britanike dhe një tifoze e çmendur e Inter ka postuar në Twitter disa foto me mbishkrimin: “Mirësevjen Pioli!”. Kjo “mikpritje speciale” i detikohet tranjerit të ri të Interit, kuptohet që është një rast “për të treguar veten” nga ana e modeles.
Lucia Javorcekova hedh kandidaturën për të qenë ajo imazhi zyrtar i Botërorit Rusi 2018. Modelja dhe aktorja europiane e pranon se objektivi i saj është që të fitojë sa më shumë famë nëpërmjet evenimentit më prestigjoz të futbollit. Ajo është në garë me shumë bukuroshe të tjera, por fakti që gëzon një mbështetje të madhe në ambjentet e modës e avantazhon së tepërmi.
Irina Shayk, Julie Henderson, Daniella Sarahyba dhe Zoe Duchesne janë këto disa prej yjeve që pritet të shfaqen në kopertinën e “Sports Illusrtated”, me modelen ruse Shayk që do të rikthehet sërish të pozojë për revistën prestigjoze. Modelet kanë pozuar së fundmi në Kili dhe kalendari i realizuar prej tyre pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm, aq më tepër që ato janë tashmë dhe ikona të modës.