INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tifozeria shqiptare mposht Federatën Maqedonase. Mësoni detajet...

Tifozeria shqiptare mposht Federatën Maqedonase. Mësoni detajet...

Publikuar më: 11:59 05-09-2017

Kombëtarja shqiptare e futbollit, luan sot ndeshjen e radhës për kualifikueset e botërorit "Rusi 2018", në stadiumin e Strumicës kundër Maqedonisë.

Të dy ekipet kanë marrë rezultate pozitive në ndeshjet e fundit te luajtura ditën e shtunë. Përkatësisht Maqedonia arriti të marrë tre pikët në transfertën e vështirë në Izrael, ndërkohë Shqipëria bëri detyrën ndaj Lihteshtejnit në "Elbasan Arena", fitore kjo që e mban ende në lojë matematikisht pas humbjes së Italisë në Spanje.

Për këtë ndeshje ka patur dhe një përballje mes dy federatave pasi ajo maqedonase vendosi që kjo supersfidë të luhej në stadiumin e Strumicës me një kapacitet prej 6500 vendesh për arsye që tifozët shqiptarë të jenë të pakët në numër. Ndërsa FSHF kërkoi nga Uefa që ndeshja të luhej në Arenën Filipi 2 me kapacitet prej 35 000 vendesh, ku para pak ditësh u luajt dhe fimalja e Superkupës së Europës mes Realit të Madridit dhe Manchester United.

Federata maqedonase ka vënë në dispozicion të Federatës shqiptare vetëm 450 bileta, por largësia dhe biletat e pakta nuk do ti pengojnë Tifozat Kuq e Zi te jenë prezent në këtë ndeshje. Grupimi TKZ, i cili ka shpallur bojkot për ndeshjet e kombëtares brenda vendit në shenjë proteste ndaj federatës, ka arritur të siguroj 150 bileta për këtë ndeshje.

 Edhe pse të pakët në numër ata do të bëjnë që motoja "O sa mirë me qenë shqiptar", të dëgjohet sonte edhe në shkallët e stadiumit të Strumicës. Përveç TKZ-së është  e sigurt që do ketë dhe grupime të tjera prezente që i kan siguruar biletat. Në këtë ndeshje do të jenë edhe Plisat e Prishtinës, Ballistët e Tetovës si dhe tifogrupe të tjera shqiptare brenda kufive të Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094