Evropiani i Francës pritet të startojë mes frikës se terroristët mund ta përdorin si shënjestër për sulme. Ndërkohë, trazirat kanë nisur. Policia franceze u përplas dhunshëm me huliganët britanikë. Ultrasit anglezë këndonin “ISIS, ku je ti” në rrugët e Marsejës.
Mendohet se ishin disa të rinj francezë ata që ngacmuan fillimisht anglezët, të cilët ishin mbledhur në një pub. Pasi plasi sherri, ndërhyri policia. U ndaluan më shumë se 100 tifozë anglezë. Disa u deportuan dhe disa u arrestuan.
Marseja është një qytet-port me një komunitet të madh islamik. Mendohet se myslimanët përbëjnë 1/3 e popullsisë së qytetit.
Anglia do të luajë ndeshjen e parë të saj në “Euro 2016” të shtunën, në orën 21:00.