Në fillim vërshëllima, sapo prekte topin, më pas një banderolë ku shkruhej “Dollarumma” dhe në fund dollarë falsë që u hodhën pas portës së tij.
Kështu nisi Europiani U-21 i portierit të Milanit, Gigio Donnarumma, i cili ishte titullar në fitoren që Italia arriti ndaj Danimarkës.
Një klimë aspak e mirë kundrejt lojtarit, i cili pak ditë më parë refuzoi rinovimin e kontratës aktuale me Milanin, që do të thotë se në vitin 2018 do të jetë i lirë për t’u larguar nga skuadra me parametër zero.