Edhe disa orë na ndajnë nga dy sfidat që do të mbajnë shqiptarët para ekranit, ndërsa qyteti i Shkodrës ka mirëpritur tifozët kosovarë dhe ata kroatë. Të dy grupet e tifozëve kanë pirë e kanë kënduar nëpër rrugët e këtij qyteti, këngë që tregojnë mbështetjen për njëri-tjetrin si psh “Kosova është Republikë”, “Shqipëri etnike”, por edhe këngë kundër rivalit të përbashkët Serbisë.
Tifozët kroatë, me plisa në kokë, bashkë me kosovarët, brohorasin këngën “Vrite, vrite serbin”.