INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tifozët e Legias tronditin Europën me këtë koreografi

Tifozët e Legias tronditin Europën me këtë koreografi

Publikuar më: 14:20 03-08-2017

Tifozët polakë të Legias së Varshavës ku luan edhe Armando Sadiku kanë shpalosur një koreografi mbrëmjen e djeshme kundër Astanës me një mesazh tronditës për Gjermaninë.

I paraqitur një ushtar duke drejtuar armën një fëmije, në sfond shkruhej: “Gjatë Kryengritjes së Varshavës, gjermanët kanë vrarë 160 mijë njerëz, mijëra prej tyre ishin fëmijë”.

Kjo koreografi u realizua nga tifozët për të kujtuar përvjetorin e Revoltës së Varshavës, që nisi më 1 gusht 1944 dhe kulmoi me represionin e egër gjerman në 2 tetor të po atij viti. Hitleri urdhëroi më pas shkatërrimin e krejt qytetit.

Para fillimit të ndeshjes, lojtarët e skuadrave u mblodhën në mesfushë të përqafuar, duke mos mbajtur një minutë heshtje, por duke kënduar këngë patriotike polake.

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834