INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tifozët e PSV-së tallen me lypësit në Madrid

Publikuar më: 12:01 16-03-2016

Tifozët e PSV Aindhovenit shfaqën skena të turpshme në Madrid, para ndeshjes kundër Atletikos të martën.

Gjatë paradites, në “Plaza Mayor”, ata nisën t’i hidhnin monedha lypësve.

Teksa këta të fundit mblidhnin paratë, tifozët holandezë xhironin me celularë dhe qeshnin me ta.

Sa herë që monedhat kapeshin në ajër, tifozët shpërthenin në hilaritet, sikurse shihet edhe në këtë video të publikuar nga e përditshmja sportive madrilene "As".

Article Logic
Execution time: 0.0032608509063721