Pas përplasjes ditën e sotme mes lojtarëve dhe tifozave bardheblu, trajneri ka vendosur anullimin e seancës së sotme stërvitore.
Në videon e mëposhtme të regjistruar nga një kamera amatore, duket qartë konfrontimi i Likës me tifozët e Tiranës. Pas fyerjeve të shumta në drejtim të lojtarëve, tifozët bardheblu betohen në kor se “Sa të jemi ne gjallë nuk stërviteni më këtu” shkruan newsport.al.
Ndërkaq lojtarët e Tiranës janë larguar për në dhomat e zhveshjes, për të ikur më pas nga kompleksi “Skënder Halili”.