Shumë shqiptarë jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe dhe sonte kanë prenotuar një vend në stadiumin “Hamden Park” të Glasgow për të ndjekur Kombëtaren në sfidën ndaj Skocisë.
“Tifozat Kuq e Zi” kanë filluar ta ndezin atmosferën në Glasgoë disa orë para fillimit të ndeshjes. Këngët, brohoritjet, tundja e shajeve kuqezi, “tam-tamet” e tupanit janë “menuja” e shpalosur nga tifozët shqiptarë nga mesdita e në vazhdim. Shikojeni videon: