INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tifozët protestë para FSHF-së, Partizani me sytë nga vendimi i Apelit

Tifozët protestë para FSHF-së, Partizani me sytë nga vendimi i Apelit

Publikuar më: 11:47 08-03-2017

Para një jave, Komisioni i Disiplinës nuk u kursye në ndëshkimin e Partizanit, për shkak të trazirave që ndodhën në stadiumin “Zeqir Ymeri” gjatë ndeshjes me Kukësin. Përpos dënimit të mbartur me organizimin e një ndeshjeje pa tifozë (ndaj Flamurtarit), Disiplina i ndëshkoi të kuqtë edhe me katër ndeshje të tjera, ku tifozët e Partizanit nuk lejohet të jenë prezentë në stadium.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas e kanë apeluar menjëherë vendimin e Disiplinës, të cilin e kanë quajtur tendencioz e të pabazë dhe akuzat më të shumta kanë rënë mbi delegatin e ndeshjes, Lysien Nurishmi, që, sipas tyre, nuk kishte pasqyruar realitetin në relacionin e tij.

Partizani, përpos kërkesës për apelimin e dënimit, ku shpresojnë zhvlerësimin apo zbutjen e dënimit, kanë depozituar edhe provat e tyre. Komisioni i Apelit pritet të mblidhet të enjten, në ambientet e FSHF-së, në orën 17:00. Partizani mbetet gjithë “sy e veshë” nga kjo mbledhje, e cila do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur tifozët e Partizanit kanë vendosur që të protestojnë para zyrave të FSHF-së për padrejtësitë që po u bëhen atyre dhe klubit.

Protesta e tifozëve është paralajmëruar se do të zhvillohet nesër në orën 15:30, ndërsa Komisioni i Apelit do ta shqyrtojë kërkesën e Partizanit rreth 90 minuta më pas. Mbetet për të parë se sa do të merren për bazë nga ky komision pretendimet e klubit “FK Partizani”, si dhe presioni i protestës së ultrasve të kuq./panorama

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883