Me sa duket tifozët serbë të Crvena Zvezdës nuk u ka pëlqyer përfshirja e Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe kanë protestuar në mënyrë shumë të rëndë dhe tallëse me flamurin e Kosovës. Në ndeshjen e fundit të kampionatit serb kundër Radnickit, tifozët e Crvena Zvezdës të Beogradit kanë krijuar një koeografi masive kundër Kosovës, duke e vendosur Kosovën në mes të flamurit serb.
Sipas Blic.rs, gjatë ndeshjes tifozët kanë përdorur pankarta ku shkruhej: “Vendi duhet të reagojë, sepse Marakana do ta vuajë ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe se ky do të jetë një bombardim i sportit serb”, si dhe të tjera si “Kush është anëtari tjetër i ri i FIFA-s? Ndoshta Shteti Islamik!?”.