IN SPORT
Tifozët u shtynë me njëri-tjetrin, tragjedi në stadium

Tifozët u shtynë me njëri-tjetrin, tragjedi në stadium

Publikuar më: 18:06 09-09-2018

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur në hyrjen e stadiumit të Antananarivo, në Madagaskar, gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Afrikës, kundër Senegalit.

Lajmin e ka bërë të ditur spitali i kryeqytetit të Madagaskar. Incidenti ka ndodhur si pasojë e rrëmujës së shkaktuar gjatë hyrjes në stadium.

Dëshmimtarë kanë treguar se mijëra tifozë janë shtyrë me njëri-tjetrin, jashtë stadiumit “Mahamasina”, duke nisur që nga orët e para të mëngjesin, me synimin për t’u futur në stadiumin ku do të niste ndeshja në 14:30. Pavarësisht tragjedisë, ndeshja u zhvillua në prani të 20 mijë tifozëve dhe u mbyll në barazim 2-2.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0025739669799805