IN SPORT

Tifozi i zjarrtë i Kombëtares takon De Biasin dhe heronjtë e tij kuqezi [VIDEO]

Publikuar më: 10:57 19-06-2016

Besmir Limani është tifozi që u fokusua nga aparatet fotografike dhe kamerat televizive në stadiumin e Lensit, ndeshjen e parë të Shqipërisë në “Euro 2016”.

Fotoja e shqiptarit me banim në Zvicër bëri xhiron e botës. Para ndeshjes me Francën, ai ka takuar trajnerin De Biazi, presidentin Armand Duka, disa nga lojtarët kuqezinj, duke pozuar me ta, në hotelin ku ndodhej Kombëtarja.

Ai është pjesë e grupimit “Tifozët Kuq e Zi” dhe thotë se nuk i ndahet Kombëtares askund, në çdo stadium ku luan. Interesante është deklarata e tij, në formën e përgjigjes së pyetjes se nga është: “Jam nga qyteti i vjetër shqiptar i Strugës, por jetoj në Zvicër”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036108493804932