Një tifoz ka shpëtuar një djalë të vogël i cili për pak u godit në fytyrë nga një shkop bejsbolli. Rasti konkret ishte ai në ndeshjen e bejsbollit mes Atlanta Braves dhe Pittsburgh Pirates ditën e shtunë.
Sipas medieve ndërkombëtare, njërit prej lojtarëve i shpëton shkopi nga duart dhe ai përfundon mes tifozëve. Nga disa foto të kapura në këtë moment duket se shkopi ishte drejtuar në fytyrën e një djali, i cili ishte fare i pavëmendshëm për ta shmangur atë, pasi ishte duke përdorur telefonin e tij.
Siç shihet edhe nga fotot, në këtë moment, një i rritur që qëndron pranë tij bën lëvizjen, që mund të cilësohet heroike, duke e vendosur krahun e tij para fytyrës së djaloshit dhe e shpëtuar atë.