Pasi u bë e famshme me futjen në fushë, gjatë finales së Champions-it mes Liverpulit dhe Totenhemit, modelja seksi, Kinsi Volanski, kishin planifikuar të bënin një tjetër goditje të madhe.
Bëhej fjalë për finalen e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë të zhvilluar në “Marakana”. Nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”, 23-vjeçarja, ka zbuluar se ajo së bashku me të dashurin e saj Vitali Zdorovetsiki nuk kishin mundur ta çonin deri në fund planin e tyre në Brazil, teksa ishin kapur nga punonjësit e sigurisë.
“E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitali nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”, shkroi Volanski në “Instagram”.