Pas 36 javësh, po afron koha që Emina Çunmulaj të bëjë realitet ëndrrën e saj më të madhe.
Supermodelja shqiptare, e vendosur prej vitesh në Amerikë, ka lajmëruar së fundmi se ka filluar numërimin mbrapsht të ditëve që e ndajnë nga ardhja në jetë e vogëlushes e saj. Ashtu si lajmin e shtatzënisë, edhe këtë të para pak minutave, Emina e ka bërë të ditur për fansat në Instagramin e saj. Në fakt u bë gati 9 muaj që postimet e modeles, janë të fokusuara tek vogëlushja që ajo mban në bark si dhe përgatitjet për jetën e re si nënë. Me pak fjalë, një ditar virtual i kësaj eksperience magjike. Nuk thonë kot se dashuria më e madhe për një femër është ajo për fëmijën e saj!