INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

''Tik-tak ora e qeverisë po mbaron'', diaspora sërish në protestë[VIDEO]

Publikuar më: 12:57 30-12-2018

“Edi Rama, të ka ardhur ora të ikësh! Tik-tak! Tik-Tak”, këtë tha sot një protestues gjatë protestës së organizuar nga diaspora në ditën e tretë të saj.

Emigrantët, por dhe të tjerë kategori që morrën pjesë nga minatorët deri tek studentët dhe banorët e Unazës së Re kanë kërkuar largimin e qeverisë, pasi sipas tyre nuk ka plotësuar interesat e qytetarëve.

Një nga minatorët tha se është i zhgënjyer, pasi nuk e morrën dot as këtë vit statusin.
“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve të vijnë të bashkohen në protestë për ta rrëzuar këtë qeveri, se ky kryeministër nuk di gjë tjetër vetëm të na burgosë, të na bëjë presione, mashtrime,” tha një tjetër protestues.
Të tjerë protestues i quajtën pushtetarët kriminelë dhe shtuan se në këto 28 vite qytetarët vetëm janë grabitur nga politikantë.

Article Logic
Execution time: 0.0025398731231689