Kandidatja për president e Partisë Demokratike amerikane, Hillary Clinton ka prezantuar zyrtarisht zëvendësin e saj në këto zgjedhje, senatorin Tim Kaine.
Gjatë një mitingu në Miami më 23 korrik, Clinton e ka lavdëruar Kaine si antitezë e rivalit të saj republikan, Donald Trump. “Senatori Tim Kaine është gjithçka që Donald Trump dhe Mike Pence nuk janë”, ka thënë Clinton.
Clinton e ka nënvizuar gjatë fjalimit “përkushtimin jetësor ndaj drejtësisë sociale” të Kaine, por edhe sukseset e tij si avokat për të drejta të njeriut dhe kohën e kaluar si misionar në Amerikën Qendrore.
Kaine doli në foltore më pas, ndërsa zgjodhi t’i përshëndeste në gjuhën spanjolle të pranishmit duke marrë shumë duartrokitje. Ai e përshkroi veten dhe Clinton si “miq të përbetuar” për të luftuar dhe mundur Trump.
Kaine është ish-guvernator i Virginias, një shtet ky që mund të luaj rol të rëndësishëm në zgjedhjet e nëntorit. Kaine, 58-vjeçar, flet rrjedhshëm spanjisht ndërsa në Senat është aktiv në temat që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtrinë.