Justin Timberlake ka vendosur të na bëjë të gjithëve të kërcejmë me singëllin e ri "Can't Stop the Feeling".
Artisti 35-vjeçar ka publikuar videon e këngës përgjatë programit The Ellen DeGeneres Show. Përgjatë klipit, i cili duhet thënë është tepër funny, e shohim Justin teksa kryen veprimet rutinë të ditës duke kërcyer. Në fakt duhet të ndihet vërtetë i lumtur Timberlake, duke qenë se vetëm pak orë para publikimit të videos, kënga është ngjitur në krye të Billboard Hot 100. E para herë më saktë që një këngë e Justin debuton direkt në vend të parë!