INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Timoni” i Ramës nën optikën e Gjergj Bojaxhi [VIDEO]

Publikuar më: 14:09 22-06-2017

“Timoni” i famshëm simboli i kësaj fushate nga kryeministri Edi Rama, nuk ka kaluar thjesht dhe vetëm si batutë për partitë e reja.
Ato kanë analizën e tyre për kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Gjergj Bojaxhi, themeluesi i “Sfida për Shqipërinë” i ftuar në programin “3jat” pohon se kërkesat e Ramës do të rriten më shumë, për të përfunduar në autoritarizëm.
Vetingu i shumë diskutuar, për Bojaxhiun shihet në një tjetër dimension, në atë të pasurive të politikanëve. Për “Sfidën” pasuritë e tyre, nëse janë të pa justifikuara duhen sekuestruar. Ndaj sipas Bojaxhi korrupsioni i madh në Shqipëri nuk vjen nga prokurorët apo administrata, por nga vetë politika.
Në studion e “3jat” Bojaxhiu ka folur dhe për propozimin që në politikën tonë të ketë kufizim mandatesh dhe për të duhet të bëhet riciklimi i elitave politike në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564