Shkencëtarët kanë zbuluar detaje të reja në lidhje më paraardhësit tanë të Neandertalet, se përse kanë fytyrë dhe hundë të madhe.
Pas rindërtimit dixhital të kafkave të Neandertalit u zbulua se tiparet e madha i ndihmonin këta njerëz të merrnin më shumë ajër.
Hulumtimi u krye nga një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve të udhëhequr nga Universiteti i Anglisë dhe Australisë, të cilët rrëzuan poshtë teorinë e mëparshme se këta paraardhës kishin një kafkë të madhe pasi përdornin dhëmbët e tyre si "mjete force apo prerëse"
Sipas tyre këta njerëz që kanë jetuar 500.000 vjet më parë dhe kanë qenë gjuetar dhe vrapues të mëdhenj dhe për këtë shkak dhe kafka dhe forma e hundës ishte përshtatur me mënyrën e jetesës, për të thithur më shumë dhe më shpejt oksigjen, shkruan intv.al
Ky "turbo-frymëmarrje" i lejonte ata që të kishin më shumë energji, të ishin të shpejt për të ndjekur kafshët dhe të mbante trupin e ngrohtë.
Gjithashtu shkencëtarët mendojnë se Neandertalet kanë qenë njerëz që merreshin me aktivitete të fuqishme fizike dhe me gjuetinë e kafshëve të mëdha.
Shkencëtarët për të arritur në këto përfundime përdorën një analizë të gjithë mbetjeve që janë gjetur deri më sot të njerëzve të parë, dhe nëpërmjet një sërë metodash të sofistikuara kompjuterike dhe simulime në kafka digjitale./intv.al/