Për shkak të ndërhyrjeve në rrjet Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bën me dije se për 3 ditët e ardhshme do të ketë kufizim të energjisë elektrike në disa lagje të kryeqytetit.
Ja njoftimi i OSHEE-së:Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se për shkak të investimit për fuqizimin e nënstacionit të Karbit, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tirane:
6-7-8 Nëntor, Ora 09:00-13:00
Rr Siri Kodra (pjesërisht), Rr Dibrës, Babrru, Rruga Riza Cerova