Nuk ka fitues në Kukës në kryesfidën që vendasit luajtën me Tiranën e drejtuar tashmë nga Mirel Josa. Një ndeshje e ekuilibruar, me pak raste, dhe që në fund nuk prodhoi asnjë fitues.
Topi përfundoi dy herë në rrjetën e portierit Lika, por në njërin rast ishte faull, dhe në tjetrin pozicion jashtë loje. Në fund Kukësi e rriti presionin dhe kërkoi golin e fitores, por ishte vonë, pasi Tirana rezistoi dhe mori një pike të vlefshme.
Ndërkohë fati i buzqësh Skënderbeut i cili merr i vetëm kreun e klasifikimit në Superligë. Ekipi korçar fitoi minimalisht 0-1 në transfertën e Laçit falë golit të Liridon Latifit në minutën e 67.
Me këto rezultate, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 26 pikëve, 2 më shumë se Kukësi i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Tirana e vendit të tretë.
Sfida tjetër mes Luftëtarit të Gjirokastrës dhe Korabit të Peshkopisë ka përfunduar me rezultatin 1-1 ku vendosën respektivisht golat e Faife dhe Mziu. Në orën 17:00 luhet sfida tjetër Partizani-Teuta.