INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana dhe Kukësi qytetet me numrin më të ulët të punësimit përgjatë viti 2016

Tirana dhe Kukësi qytetet me numrin më të ulët të punësimit përgjatë viti 2016

Publikuar më: 12:32 04-05-2017

Tirana dhe Kukësi rezultojnë si qytetet me numrin më të ulët të punësimit përgjatë viti 2016 sipas një përllogaritje që ka bërë INSTAT.
Shkaqet që këto qytete kanë numrin më të ulët të punësimeve është sepse Kukësi nuk e ka të zhvilluar industrinë dhe ka pak toka për të zhvilluar bujqësinë ndërsa Tirana vuan pasojat e mbifurnizimit me forcë pune për shkak të popullsisë së saj gjithnjë e në rritje për shkak të migrimit të brendshëm..
Qarqet që kanë numrin më të lart të punësimit janë Elbasani Fieri dhe Berati.
Ndryshimet demografike të vendit kanë ndikuar edhe tregun e punës. Me shkallën e papunësie më të lartë janë Qarku i Vlorës me 25,1 % dhe ai i Tiranës me 19,8 %, te cilat patën rritje të popullsisë më 2016. Ndërkohë që shkalla më e ulët vërehet në qarkun e Dibrës me 8,6 %.

Në vitin 2016, në qarkun e Tiranës, punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël të punësimit gjithsej ( 5,4 %). Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve (68,5 %). Një peshë të konsiderueshme zë edhe industria ( 26,1 %).

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225