INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana e së ardhmes, Erion Veliaj prezanton projektin që do t’i japë tjetër pamje qytetit[FOTO]

Tirana e së ardhmes, Erion Veliaj prezanton projektin që do t’i japë tjetër pamje qytetit[FOTO]

Publikuar më: 11:54 22-02-2018

Tashmë duket se gjithçka është gati. Pritet që së shpejti të mbyllet plotësisht projekti më i madh transformues në Tiranë në zonën e Bregut të Lumit.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj shkruan se tashmë Tirana jo vetëm që ka një bulevard të ri me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, por njëkohësisht edhe një lagje të re ku projektohet Tirana e së ardhmes.

“Ka pas qenë bulevard pa qytet, tani kemi edhe qytet, edhe Bulevard të Ri . Jemi thuajse gati tek Bregu i Lumit me projektin më të madh në Tiranë ku projektohet qyteti i së ardhmes me një lagje të re e infrastrukturë moderne”, shkruan Veliaj në Facebook.

Parku Qendror i Tiranës, është parku më i ri urban që do të ndërtohet në aksin e zgjerimit të bulevardit kryesor me drejtim veri, pjesë e një investimi madhor. Projekti parashikon krijimin e hapësirave të gjelbra në të dy anët e Lumit të Tiranës, i cili do të sistemohet përmes argjinaturave mbrojtëse, që do të shmangë edhe përmbytjet.

Përgjatë lumit do të ndërtohet pedonale për qytetarët, si dhe korsi të veçanta për të gjithë ata që duan të përdorin biçikleta. Gjithashtu, do të ketë hapësira të posaçme ku qytetarë të mund të kalojnë kohën e tyre me aktivitete të ndryshme social-kulturore.

Falë edhe ndriçimit miqësor, Parku Qendror do të mund të shfrytëzohet edhe gjatë mbrëmjes nga të gjithë ata që do të duan të shëtisin e të shijojnë gjelbërimin që është konturuar në formë lulishtesh.

Krijimi i parqeve në të dyja anët e lumit, si edhe i hapësira të tjera çlodhëse, pritet që ta kthejë këtë zonë në një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të rriturve dhe të moshuarve.

Aktualisht punimet në segmentin e dytë të Bulevardit të Ri janë drejt fundit dhe shumë shpejt do të hapet për qytetarët. Segmenti do ta bëjë Bulevardin e Ri më të aksesueshëm për banorët dhe makinat, pasi lidh disa rrugë kryesore në kryeqytet. Pas më shumë se 27 vitesh, ky është projekti i parë, ku fillimisht ndërtohet infrastruktura e më pas projektet zhvilluese.

srtgh_5.PNG

xdth_54.jpg

drhe_45.jpg

vgh56_8.jpg

drg34.jpg

xfth_45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004188060760498