I gjithë vendi festoi Vitin e Ri. Po në kryeqytet ai u prit me spektakël fishekzjarresh dhe muzikë. Kryebashkiaku, Erion Veliaj së bashku me qindra qytetarë të mbledhur në Sheshin Skënderbej nisi numërimin mbrapshtë të sekondave deri në nisjen e hedhjes së fishekzjarreve dhe mbrritjes së Vitit të Ri.
“Uroj të jetë një vit i mbarë dhe plotë suksese, një vit me dashuri dhe lumturi, përshëndes të gjithë shqiptarët kudo janë,” tha Veliaj.
Pas spektaklit të fishekzjarrëve që zgjati disa minuta festimet në Tiranë vazhduan me koncertin e nisur në orën 22:30 me këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati të organizuar nga bashkia në shesh si dhe me aktivitetet të tjera.
Shqiptarët e kanë shijuar koncertin dhe spektaklin e fishkzjarreve, pasi më herët kishin festuar pranë familjeve.