INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, siguron pjesëmarrjen në Europa League

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, siguron pjesëmarrjen në Europa League

Publikuar më: 21:51 31-05-2017

Pas shiut del dielli për Tiranën!

Klubi i Futbollit Tirana ka fituar Kupn e Shqipërisë kundër Skënderbeut me rezultatin 3-1 sezonin e ardhshëm do të ketë të drejtën të luajë në Europa League, por njëkohësisht nuk do të jetë më në kategorinë elitare të futbollit shqiptar.

Ndërkohë, për herë të parë pas gjashtë sezonesh, Skënderbeu e mbyll sezonin pa trofe.

Tifozët e Tiranës e nisën ndeshjen me një koreografi ku sulmohej presidenti i klubit Refik Halilit. Për 20 minuta me radhë tifozët bardheblu kënduan kore kundër numrit 1. Pikërisht në minutën e 20-të, sulmuesi Ede shënoi për ekipin e Josës, duke përfituar nga një vendosje e keqe e mbrojtësve të Skënderbeut.

Sulmuesi afrikan shkoi të festonte poshtë tifozëve “Fanatics”, por ata e “përzunë” dhe nisën të largohen nga stadiumi me kore kundër presidentit Refik Halili, duke braktisur “Elbasan Arena”. Fjala e tyre e fundit ishte: “Halili IK”.

Skënderbeu nisi të kërkojë barazimin, por gjithashtu korçarët ishin të zbehtë në një finale që u zhvillua në një klimë “sureale”, pasi praktikisht vazhdoi të luhej me një numër të vogël spektatorësh. James, Latifi apo Plaku nuk arritën të mposhtin portierin Ilion Lika, i cili rrezistoi deri në minutën e 85-të.

Pesë minuta para fundit, pikërisht kur Tirana po i drejtohet suksesit, Radas barazoi për Skënderbeun, direk nga goditje dënimi. Topi i hedhur në zonë nga kroati nuk u prek nga asnjë prej futbollistëve në zonën e Tiranës dhe u ndal në rrjetën e portierit Lika, i cili nuk pati mundësi reagimi. Barazim 1-1 në 90 minuta dhe ndeshja shkoi në shtesë…

Në kohën shtesë, në minutën e fundit të fraksionit të parë, Tirana gjeti forca të reagonte me golin e dytë, të shënuar nga një tjetër afrikan, Moise Nkounkou, i cili përfitoi nga një gabim në dalje i portieri Orges Shehi. Në çastet e fundit, Tirana shënoi edhe golin e tretë, Merville, me 11-metërsh.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877