Tirana ka publikuar vetëm para pak momentesh një njoftim për ndeshjen e parafundit të kampionatit. Bardheblutë kanë vendosur sërish të hapin dyert e tribunës karshi falas për tifozët bardheblu duke i ftuar të mos mungojnë në “Selman Stermasi”. Ndeshja përballë gjirokastritëve duhet fituar me çdo kusht për të besuar tek mbijetesa dhe për këtë motiv, skuadra ka nevojë për mbështetje.
“Dalin nesër në shitje biletat për ndeshjen Tirana–Luftëtari, takim që do të luhët nesër në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Hyrja me biletë është e vlefshme vetëm për sektorët A/B/C/H, ndërsa hyrja në tribunën karshi, D/E/F/G do të jetë e lirë. Klubi ka vendosur të mundësojë sërish hyrjen falas për të gjithë tifozët bardheblu vetëm në këto sektorë të stadiumit “Selman Stërmasi”. Ejani në stadium, të përkrahim skuadrën në një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht”
Çmimet e biletave
Tribuna A/B – 500 lekë
Tribuna C – 300 lekë
Tribuna H (tifozët miq) – 300 lekë