Klubi i Tiranës ka kryer pagesën prej 10 mijë eurosh që i detyrohej ish-futbollistit Lek Kçira. Në këtë mënyrë bardheblutë kanë shpëtuar nga rreziku i përjashtimit për dy sezone nga kupat e Europës si pasojë e borxhit të prapambetur ndaj mbrojtësit.
Përfaqësuesit e klubit kanë dorëzuar ditën e sotme në FSHF mandatin e pagesës së shumës së detyruar ndaj Kçirës duke plotësuar hapat e nevojshëm për të larguar rrezikun e një dënimi tjetër për kryeqytetasit, pas atij të bllokimit të merkatos së këtij muaji për shkak të borxhit ndaj bullgarit Kavdanski.