INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana jo më me një qëndër. Ja plani i ri…

Tirana jo më me një qëndër. Ja plani i ri…

Publikuar më: 12:37 21-06-2016

Bashkia e Tiranës ka prezantuar planin urbanistik të Tiranës. Kreu i Bashkisë tha se do e kthejë kryeqytetin me 7 qëndra, pasi mbi milion banorë nuk mund të kenë në përdorim vetëm sheshin Skënderbej.
Sipas tij Tirana policentrike do të ketë qëndër atë që ka sot, qëndrat e tjera do të shtrihen në Kombinatin, Kinostudion, Laprakën, në Bulevardin e Ri, në Shkozë dhe Qyteti Studenti. Madje dhe shumë institucione duhen shpërndarë në këto qëndra, e kjo thekson Veliaj do të bëhet me qëllim që t’i jepet frymë qytetit dhe jo të gjithë të dynden në të vetmen qëndër kur kanë një hall për të zgjidhur.

Kryebashkiaku sqaroi se pavarësisht pushimeve Bashkia e Tiranës do të punojë gjatë gjithë verës për realizimin e projekteve të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0024490356445312