INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana ‘magnet’ për turistët e huaj prej çmimeve

Tirana ‘magnet’ për turistët e huaj prej çmimeve

Publikuar më: 15:36 25-08-2019

 

Çmimet e lira në Tiranë janë magnet për turistët europian. Kjo e dhënë jepet nga gazeta britanike “Standard”, e cila ka publikuar një artikull mbi qytetet më të lira për të pushuar në Europë.
Bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, artikulli identifikon 10 qytete europiane, që sipas tyre, po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim.
Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë. Tirana pason vendin e dytë në këtë renditje, si një nga qytetet më të mira dhe më të lira për të pushuar në Europë.
Ndërsa, tre vendet e tjera që përmbyllin listën, janë: Moska në Rusi, Lisbona në Portugali dhe Alkmaar në Holandë.
Sipas të dhënave të këtij raporti, Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund.

Lista me 10 qytetet më të preferuara

1. Lviv, Ukrainë – £137.42

2. Tiranë, Shqipëri – £153.43

3. Katovicë, Poloni – £191.72

4. Kosice, Sllovaki – £195.52

5. Kaunas, Lituani – £236.79

6. Antalja, Turqi – £245.57

7. Bari, Itali – £294.38

8. Moskë, Rusi – £336.26

9. Lisbonë, Portugali – £378.12

10. Alkmaar, Holandë – £409.69

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268