Superliga është një kampionat shumë modest në rast se e krahasojmë me kampionatet më të fuqishme në Europë, por gjithsesi edhe në të mund të gjejmë element shumë pozitiv.
Tirana po kalon një formë shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, i cili duket se ka gjetur mekanizmat e duhura për të ndërtuar një skuadër shumë kompetitive.
Statistikat janë "kokëfortë" dhe flasin pro strategut të njohur, i cili më parë ka drejtuar edhe Elbasanin. 11 gola të pësuar në 20 ndeshje, i bëjnë bardheblutë skuadrën me mbrojtjen më të mirë në Shqipëri, por jo vetëm.
Skuadra kryeqytetase në numra ka ndër mbrojtjet më të forta në botë. Më lart po ju paraqesim ekipet më mbrojtjet më të mira në Europë, teksa Partizani është barazim vetëm me Atleticon.