Tirana mund Skënderbeun në “Selman Stërmasi” dhe i jep vetes më shumë shpresë në luftën për mbijetesë. Një gol i vonë i Hasanit ka ndezur gëzimin e shfrenuar të vendësve dhe ka shkaktuar tension në tribunën qëndrore, ku nuk kanë munguar gjestet e papëlqyeshme mes drejtuesve të të dyja ekipeve.
Ndonëse ishte një ndeshje pa praninë e tifozëve, ndeshja mbartte shumë emocion, pasi Tirana rrezikon seriozisht mbijetesën dhe kishte nevojë për këtë trepikësh. Pas këtij suksesi, bardheblutë ngjiten në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Luftëtari, por kanë 5 pikë më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit.