INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana-Muzaka, në orët e fundit. . .

Tirana-Muzaka, në orët e fundit. . .

Publikuar më: 13:43 24-05-2018

Tirana duhet t’i japë zgjidhje sot çështjes “Muzaka”, në të kundërt do t’i hiqen edhe tri pikë të tjera nga renditja e përgjithshme..

Halili-Muzaka_5.jpg

 Në rast se klubi nuk e ekzekuton sërish “ultimatumin” e dhënë prej KDS-së, nuk mbetet gjë tjetër që në mbledhjen tjetër të këtij komisioni të jepet afati i radhës. Në fakt i bie të jetë edhe i fundit, pasi neni 63 i rregullores së Disiplinës Sportive, qartazi e thotë që nëse pagesa nuk bëhet brenda 10 ditësh, mund të bien edhe nga kategoria. Konkretisht, në pikën “d” thuhet: “Me skadimin e afatit paralajmërues prej 15 ditësh, në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare ose të përmbushjes së vendimit jofinanciar, atëherë klubi përkatës do të dënohet me zbritje të 3 pikëve nga klasifikimi, duke dhënë një afat përfundimtar prej 10 (dhjetë) ditësh nga organi gjykues i FSHF-së për të paguar detyrimet për vendimet financiare dhe për të përmbushur vendimin jofinanciar”.

Sakaq, pika “e” është ajo që vendos alarmin, ndërsa parashikon: “Me skadimin e afatit përfundimtar në rast se dështojnë në përmbushjen e detyrimeve financiare ose të përmbushjes së vendimit jofinanciar, atëherë klubi përkatës do të dënohet me zbritje në një kategori më të ulët”.

tirana_1.jpg

Deri dje nuk ka pasur zhvillime, e në kësi kushtesh orët e ardhshme bëhen vendimtare për kryeqytetasit. Klubi tentoi që të arrinte një akord me ish-mesfushorin pak ditë më parë, por Gjergji Muzaka refuzoi. Bardheblutë ofruan që borxhi prej 107 milionë lekësh të likuidohej me këste, por lojtarit nuk i shkoi për shtat kjo lloj zgjidhje. Ai pret që të shlyhet njëherësh

 Megjithatë, duke parë vullnetin e Tiranës për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje këtij problemi madhor, vështirë se do ta lërë veten derisa ta komprometojë misionin “Superiore” .

tirana_4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026800632476807